Chris Brown i “rikthehet” Rihannas

08.08.2017 16:02
Chris Brown i “rikthehet” Rihannas

Këngëtari i mirënjohur amerikan, Chris Brown, i ka inatosur shumë fansa të Rihannës pasi që ai ka komentuar në një fotografi të këngëtarës, në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Brown dhe Rihanna kishin pasur mosmarrëveshje gjatë lidhjes së tyre dhe lidhja e tyre përfundoi tragjikisht në mënyrë abuzive, në vitin 2009.

Pothuajse 10 vite më vonë pas sherrit, Brown ka komentuar ne fotografinë e këngëtares.

Komenti i tij nuk thoshte diçka, por këngëtari kishte dërguar vetëm një palë “sy të hapur”, në këtë mënyrë duke shprehur habinë se sa bukur duket këngëtarja.

Kjo gjë mund të ju ketë dukur fansave interesante, mirëpo këngëtares nga Barbados nuk i ka bërë fare përshtypje pasi që ajo nuk ka reaguar fare. /Insajderi.com