Chiellini në dyshim ndaj Milanos  

Chiellini në dyshim ndaj Milanos   

 

Giorgio Chiellini ka pësuar një dëmtim gjatë takimit të fundjavës me Udineses, lëndim ky i cili mund ta lë jashtë takimit kundër Millanos.

Mbrojtësi italian nuk e ka përfunduar takimin duke u zëvendësua prej Mehdi Benatias dhe kjo ka bërë që italiani të jetë në dyshim për derbin kundër Milanit.

Chiellini ka pohuar se ndien pak dhimbje dhe se nuk dihet nëse do të mund të paraqitet në ndeshjen e së premtes.

“Gjatë orëve të ardhshme do të bëj disa analiza dhe teste, por jam mirë. Nuk është asgjë e veçantë, hera herës kam ndonjë kontraktim që e kam të trashëguar nga betejat e të kaluarës. Të shohim tashmë në sa ditë mund të rikuperohem”, deklaroi Chiellini për “Sky Sport”.

“Në fushë kundër Milan? Mbeten vetëm pak ditë, të shohim nëse ia dal të rikuperohem. Duhet të bëjmë vlerësimet dhe nesër e pasnesër do të dimë diçka më shumë, por nuk është diçka që do të zgjasë shumë”, ka thënë Chiellini./Insajderi.com.