Chevrolet “zbulon” makinën e re elektrike

Chevrolet “zbulon” makinën e re elektrike

Kompania e veturave, Chevrolet ka prodhuar një makinë të re e gjitha elektrike, me çmim 37,5 mijë dollarë. Ndërsa rruga e cila mund të përshkojë është 383 kilometra për një mbushje, shkruan Business Insider.

Përderisa nuk është seksi si modeli i Tesla, dihet që blerësit e makinave në masë më të madhe nuk duan dhe aq shumë dukjen sa duan kualitetin dhe atë çfarë ofron makina.

Prandaj kjo makinë ka ngritur interes të lartë, pasi është e arritshme, jo dhe aq e kushtueshme, ka teknologji të lartë në gjithë makinën.

Çka e dallon Bolt-in është që nuk është një biznes si zakonisht por është një platformë, pasi nuk përkushtohet në kushte paraprake të motiveve të automobilave.

Këto janë disa nga karakteristikat më të rëndësishme:

  • 37,495 dollarë çmimi bazik
  • 383 kilometra vozitje për një mbushje
  • Sistem informativ i pasuruar me të dhëna të shumta
  • 0-96 kilometra për orë në më pak se 6,5 sekonda
  • 200 kuajfuqi