Chelseat i jepet drita e gjelbër për ndërtimin e stadiumit të ri një miliard eurosh

Chelseat i jepet drita e gjelbër për ndërtimin e stadiumit të ri një miliard eurosh

Kampionit aktual anglez, Chelseat, i është dhënë drita e gjelbër për të ndërtuar Stamford Bridgen e ri, i cili pritet t’ju kushtoj plot një miliard euro.

Pronari i Bluve, Roman Abramovich ka apetite të shumta me skuadrën e tij dhe nuk dëshiron të ndal investimeve.

Pas blerjeve miliardëshe të futbollistëve vit pas viti dhe titujve të fituar, pronari rus ka menduar edhe në investimin e infrastrukturës së klubit.

Ideja e Abramovichit është të ndërtoj stadiumin e ri të Stamford Bridge, për të rritur kapacitetin nga 41 mijë në rreth 65 mijë ulëse.

Ky projekt i madh për ndërtimin e stadiumit të ri thuhet se do t’i kushtoj bosit rus plot një miliard euro.

Megjithatë, jo gjithçka ka shkuar sipas planit pasi një familje në afërsi të stadiumit kishte paditur klubit londinez me pretekstin se ata do t’i zënë ndriçimin e shtëpisë.

Kjo padi është marr për bazë nga autoritet londineze dhe klubi një kohë nuk është lejuar t’i filloj punimet deri sa të arrijnë një ujdi me familjen, e cila kërkonte dëmshpërblim të madh.

Por, tani mediat angleze e japin të zyrtarizuar marrëveshjen për ndërtimin një miliardësh të Stamford Brigdet, pasi përfaqësuesit e tyre Hammersmith dhe Fulham Council kanë miratuar një mocion që do të parandalojë urdhëresën që bllokon planet.