Chelsea trondit Moratan, insiston për një sulmues

Chelsea trondit Moratan, insiston për një sulmues

Chelsea ka kthyer interesimin për Andrea Belottin.

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, e dëshiron në “Stamford Bridge” sulmuesin e Torinos, pasi Diego Costa do të largohet nga klubi, raporton “Daily Star”.

Në fund të sezonit 2016/17 të Premierligës, Conte i tregoi Costas të gjejë klub të ri pasi nuk bën pjesë në planet e tij, por braziliani ende nuk e ka bërë një gjë të tillë dhe po stërvitet i vetëm në Brazil.

Tani raportohet se pavarësisht që Conte shpenzoi 70 milionë funte për Alvaro Moratan, është duke kërkuar një tjetër sulmues dhe ai është Belotti i Torinos, i cili ka shënuar 38 gola në 70 paraqitje në Serie A.

Morata u largua nga Reali që të mos jetë nën hijen e Karim Benzemas, por duket se edhe te “Blutë e Londrës” do të ketë një konkurrencë të fortë pasi Conte është duke insistuar për italianin e talentuar./Express/