Chelsea e Liverpool kanë shënuar fitore të thellë në kuadër të Premierligës, derisa fitore regjistroi edhe lideri Manchester City.
Kampioni i Anglisë, Chelsea, ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4:0 në udhëtim, raporton Insajderi.
Skuadra e Antonio Contes, arriti ta mposht skuadrën e West Bromwich Albion, me golat e shënuar nga Alvaro Morata, Marcos Alonso, dhe dygolëshin e Eden Hazard.
Kjo fitore e ngritë Chelsean në pozitën e dytë, me gjithsej 25 pikë.
Në anën tjetër, fitore të thellë shënoi edhe Liverpooli, i cili mundi Southamptonin me rezultatin e thellë 3:0 në ‘Anfield’.
Mohamed Salah dy herë dhe Philippe Coutinho, ishin golashënuesit e Liverpoolit në këtë takim.
Kurse, fitore të pastër regjistroi edhe lideri Manchester City, duke e mposhtur me rezultat 2:0 në udhëtim skuadrën e Leicester Cityt.
Gabriel Jesus dhe Kevin De Bruyne, ishin realizatorët e këtij takimi për skuadrën e Guardiolas.
City pas kësaj fitore kryeson si lider në Premierligë, me 34 pikë pas 12 xhirove. /Insajderi
https://www.youtube.com/watch?v=8Ofe3Yf4XpQ
https://www.youtube.com/watch?v=B0d-bIYHmLY
https://www.youtube.com/watch?v=19yFxfib-CE