Chelsea pa dy lojtarë të rëndësishëm në finalen kundër Arsenalit

Chelsea pa dy lojtarë të rëndësishëm në finalen kundër Arsenalit

Trajneri i Chelseat, Antionio Conte, ka njoftuar se Eden Hazard dhe Tiemoue Bakayoko do të mungojnë në finalen e superkupës angleze, që njihet si Community Shield, kundër Arsenalit.

Italiani poashtu se të dy lojtarët do të mungojnë edhe në ndeshjen e parë të Premier Ligës, kundër Burnleyt, fundjavën tjetër, njofton The Sun.

Ai ka njoftuar se të dy mesfushorët po punojnë shumë që të jenë gati sa më shpejt.

Arsenali kishte fituar Kupën FA kundër Chelseat në fund të stinorit të kaluar, ndërsa kjo shihet si mundësi që Conte të hakmerret për humbjen./Insajderi.com