Chelsea ofron 70 milionë për yllin e Juventusit

Chelsea ofron 70 milionë për yllin e Juventusit

E ardhmja e Alex Sandro vazhdon të mbetet e paqartë. Sipas Calciomercato.com, kampioni i Premierligës, Chelsea ka përgatitur një ofertë të re për ish anëtarin e Portos.

Thuhet se ekipi i drejtuar nga Antonio Conte do t’i ofroj Juventusit 70 milionë euro për Sandron, përcjell Express.

Por, sipas Calciomercato.com, Juventusi do të mundohet që t’i rezistoj kësaj oferte dhe ta mbajë Sandron në ekip.

Juve po planifikon që t’ia vazhdoj kontratën mbrojtësit brazilian dhe t’ia rrisë pagën në mënyrë që ta mbajë në Torino.