Chelsea në aksion për të blinduar Conten

Chelsea në aksion për të blinduar Conten

Chelsea kalon nga fjalët në vepra për të blinduar trajnerin Antonio Conte. Interesimi i Interit, me pronarin e ri të zikaltërve Zhang Jindong, që është gati të bëjë çmenduri financiare për të bindur trajnerin italian të rikthehet në Serinë A, ka vëne në lëvizje drejtuesit e Bluve të Londrës.

Presidenti i Chelsea-it, rusi Roman Abramovich duke u bazuar te ato çfarë shkruajnë mediat angleze ka gati një marrëveshje të re për 47-vjeçarin nga Lecce.

Conte ka bërë një punë fantastike në krye të skuadrës londineze gjatë këtij sezoni, me Chelsea-in që po shkon i pashqetësuar drejt fitimit të titullit kampion në Premier League.

Italiani verën e kaluar firmosi një kontratë 3-vjeçare me Blutë e Londrës me një pagë prej 7 milionë Eurosh në sezon, por në mënyrë që ish trajneri i përfaqësues italiane të mos tundohet nga milionat që i ofron Interi, Abramovich do t’i propozojë një kontratë të re me një pagë dukshëm më të lartë.

Ai pritet të rinovojë me Chelsea-in edhe për një tjetër vit dhe nga marrëveshja e re do të arkëtojë plot 11,5 milionë Euro në sezon. Trajneri 47-vjecçr dëshiron të luajë në Champions League me skuadrën angleze dhe nuk asnjë arsye për tu larguar nga Chelsea pas vetëm 1 sezoni. Kështu që Conte për Interin do të mbetet thjeshtë një ëndërr.