Chelsea lëshon dy pikë në Uells

11.09.2016 18:58

Chelsea nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 në takimin e xhiros së katërt ndaj skuadrës uellsiane të Premier Ligës, Swansea.

Chelsea lëshon dy pikë në Uells

Chelsea avancoi fillimisht me sulmuesin spanjoll Diego Costa, i cili shënoi në minutën e 8′ të ndeshjes.

Megjithatë, Swansea barazoi shifrat në minutën e 59′ përmes Sigurdssonit, dhe vetëm 3 minuta më vonë doli në epërsi përmes Fer, raporton Insajderi.

Për të vendosur edhe një herë emrin e tij në listën e golashënuesve dhe për të vendosur rezultatin përfundimtar të takimit, u përkujdes ish-sulmuesi i Atletico Madrid, Costa, i cili shënoi shtatë minuta para fundit të takimit.

Me këtë barazim Chelsea mbetet në vendin e dytë në renditje me 10 pikë, mbrapa Manchester Cityt e cila udhëheq me pikë të plota. /Insajderi.com