Chelsea gjen trajnerin e ri

Chelsea gjen trajnerin e ri

Thomas Tuchel do të zëvendësoj Antonio Conten kur të largohet nga Chelsea

Strategu italian, Antonio Conten  më herët u ka bërë me dije zyrtarëve të Chelseas se nuk do të qëndroj gjatë në Stemford Bridge.

Kjo ka bërë që zyrtarët e kamponit të Premierligës të kërkojnë një trajneri të ri, i cili do ta zëvendësoj italianin pas largimit.

Sipas Sport Bild, trajneri gjerman, Thomas Tuchel do të jetë pasardhësi i Contes te Chelseas.

Tuchel aktualisht është i pa punë pasi më herët është larguar nga Borussia Dortmud. Ai gjatë karrisrë si trajner ka drejtuar edhe skuadrat si: Mainz dhe Augsburg II.

Por, përveç Tuchel, kandidat për ta marrë drejtimin e Chelseas është edhe ish trajneri i Barcelonës dhe Romës, Luis Enrique.