Chelsea i futet garës për mbrojtësin e Tottenhemit

Chelsea i futet garës për mbrojtësin e Tottenhemit

Kampioni në fuqi i Anglisë, Chelsea është duke tentuar një tjetër goditje në mbrojtje.

Chelsea triumfoi në derbin e Londrës duke mposhtur Tottenhemin në udhëtim 2-1, por kjo nuk është e vetmja.

Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte po kërkon t’ia bëjë edhe një disfatë tjetër ‘kushërinjve’, duke i marrë mbrojtësin Toby Alderwireld.

Reprezentuesi belg ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me fanellën e Tottenham dhe është ndër më të vlerësuarit në Ligën Premier.

Sipas medieve angleze, Conte nuk është i kënaqur me repartin e mbrojtjes dhe ka kërkuar tjera përforcime.

Për të transferuar belgun, Chelsea ka bërë një ofertë prej 45 milionë eurove në drejtim të Spurs.

Në garë për ish-anëtarin e Atletico Madrid mbetet edhe gjiganti tjetër anglez, Manchester United.