Chelsea dhe Manchester United në ‘luftë’ për yllin e Real Madridit

06.08.2017 12:03
Chelsea dhe Manchester United në ‘luftë’ për yllin e Real Madridit

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, është gati të futet në betejën për sulmuesin anësor të Real Madridit, Gareth Bale.

Sipas mediumit britanik Sunday Express, presidenti i Realit, Florentino Perez, besohet të jetë i gatshëm të bëjë biznes për Bale, 28 vjeç.

Blutë mendohet se do të ofrojnë rreth 90 milionë funte për shërbimet e tij, para të të cilat Reali do t’i shtinte në funksion për një pjesë të pagesës për yllin e Monacos, Kylian Mbappe.

Manchester Unitedi gjithashtu ka një interes të gjatë në Bale, por thuhet se Djajtë e Kuq preferojnë të presin deri në verën e ardhshme për të nënshkruar me atë.

Chelsea ka mbajtur shënime mbi situatën e Bale në Real gjatë gjithë verës me Antonio Conten që është duke kërkuar për të bërë edhe katër transferime tjera.

Blutë kanë fuqinë financiare për tu ndeshur dhe përmirësuar gjithçka që Unitedi vuri në tavolinë për ta larguar atë nga kryeqyteti spanjoll.

Abramovich ka bërë biznes me Realin këtë verë, pasi e ka blerë sulmuesin Alvaro Morata për rreth 80 milionë euro dhe marrëdhëniet janë të mira mes dy klubeve.