Chelsea arrin marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Arsenalit

Chelsea arrin marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Arsenalit

Chelsea dhe Arsenali raportohet se kanë arritur marrëveshje për transferimin e Alex Oxlade-Chamberlainit drejt “Bluve”.

24-vjeçari pritet të largohet nga Arsenali për 35 milionë funte.

Futbollisti tani është me skuadrën kombëtare të Anglisë, ndërsa pritet që të kryejë testet mjekësore afër qendrës ushtrimore të kombëtares, raporton “SkySports”.

Klubet akoma nuk kanë konfirmuar marrëveshjen.