Charles Barkley me deklaratë epike për Luka Doncicin

Charles Barkley me deklaratë epike për Luka Doncicin

Sot në mbrëmje, gjegjësisht nesër në mëngjes sipas kohës sonë zhvillohet ceremoni e rekrutimit të lojtarëve të rinj – debutues në NBA, apo siç njihte në qarqet e basketbollit – drafti i ligës NBA.

Sivjet pas një kohe të gjatë, në fakt, që nga koha e Andrea Bargnianit, për ata që e mbajnë në mend, ka gjasa që një basketbollist evropian të jetë piku i parë në draft, ose lojtari më i kuotuar i gjeneratës së tij, gjegjësisht i listës për rekrutim të këtij viti.

Fjala është për super talentin e Real Madridit dhe kombëtares së Slloveninsë, Luka Doncic, i cili me 19 vjet, tashmë është bërë kampion i Spanjës dhe Euroligës më Real Madridin dhe kampion i Evropës më Slloveninë.

Mirëpo, Charles Barkley, legjenda e ligë NBA dhe analisti më gjuhën më të gjatë nga të gjithë, ka dhënë një konstatim për Doncicin, që ka bërë që mediat në Evropë e Amerikë ta komentojnë shumë.