Çfarë thotë shefja e FMN për përmbytjen e javës së kaluar?

Çfarë thotë shefja e FMN për përmbytjen e javës së kaluar?

Oscilimet e ashpra të cilat kanë ndodhur në tregjet globale financiare nuk janë arsye për brengosje sepse rritja ekonomike globale është i fortë, thotë Christine Lagarde.

Mirëpo, siç pretendon drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe më tutje janë të nevojshme reformat në mënyrë që të shmangen krizat e ardhshme.

“Jam optimiste reale me rastin e situatës aktuale. Megjithatë, nuk guxojmë të relaksohemi dhe vetëm të presim që rritja të vazhdojë me tempo normal”, ka thënë Lagarde në konferencë në Dubai, në komentin saj të parë publik me rastin e tërmetit të javës së kaluar në bursat globale, transmeton Reuters.

“Nuk po shpallë alarm, por po dërgojë një sinjal të fortë përkrahjeje dhe sinjal të paralajmërimit”, ka theksuar Lagarde.

Aksioni global i tregut javën e kaluar është tronditur fortë, ku indeksi amerikan S&P 500 u fundosë për 5,2 për qind, më së shumti prej janarit 2016.

Shkaku i zhvillimit të tillë të situatës ishte frika e investitorëve nga rritja e kamatave dhe inflacionit në SHBA.

Lagarde ka përsëritur parashikimin e FMN-së si ekonomia botërore do të rritet me shkallën prej 3,9 për qind sivjet dhe vitin e ardhshëm, gjë që sipas saj, siguron kushte të mira për reforma të nevojshme./Insajderi.com.