Çfarë ndodhi me personin që hoqi dorë për dy vjet nga alkooli dhe kafeja

Çfarë ndodhi me personin që hoqi dorë për dy vjet nga alkooli dhe kafeja

Mijëra njerëz në botë aplikojnë ritualin e Janarit të Thatë – një ritual që për qëllim largimin nga pijet alkoolike për 30 ditë të muajit janar.

Por një dizajner nga Nju Jorku e ka provuar ta mbajë këtë ritual për dy vite të plota, dhe rezultatet e kësaj mënyre të jetesës kanë qenë befasuese.

Një nga gjërat kryesore që dizajneri Tobias Schneider thotë se i është zhdukur nga jeta, janë bisedat me njerëz.

“Nëse ka një gjë të cilën e vërejta mjaft lehtë, atëherë është mungesa e komunikimit me shoqërinë që erdhi si pasojë e dietës time”, tha Schneider, raporton gazeta britanike The Independent.

“Kur një grup njerezish më pyesinin nëse dëshiroja t’iu bashkohesha atyre për të pirë, përgjigja ime e zakonshme ishte JO, sepse nuk doja të merresha me thashetheme”, thotë ai.

Por në anën tjetër, nga kjo dietë alkoolike dizajneri nga Nju Jorku kishte edhe përfitime të mëdha, sidomos në anën materiale. Ai thotë se ka kursyer rreth 1 mijë dollar në muaj, ka bërë gjumë më të mirë dhe ka ndjerë më pak stres.

Përderisa ai ruajti buxhetin e tij nga harxhimet, Schneider thotë se edhe gjumi i tij u përmiërësua, pasi mënjanojë edhe birrën.

“Të mos pija alkool, ndihmoj edhe në kualitetin e jetës sime, në mënyrë drastike”, tregon Schneider.

Derisa me ndalimin e konsumimit të kafesë, ai thotë se e bëri atë të ndjehet më i relaksuar se sa më parë. /Insajderi.com