Çfarë ndodhi me hebreun që shkoi për tu lutur në xhami

Çfarë ndodhi me hebreun që shkoi për tu lutur në xhami

Së fundi, në internet është shpërndarë një video me një eksperiment social që ka për qëllim të tregojë se si do të reagojnë myslimanët ndaj një hebreu, i cili futet në xhami në rrobat e tij tradicionale për t’u lutur në mesin e tyre.

Për befasinë e hebreut, myslimanët i ofrojnë atij një mirëseardhje të ngrohtë, duke mos i kushtuar vëmendje mënyrës se si ai po falej.

Të pyetur nga hebreu nëse iu pengon që ai të falet pranë tyre, shumica e myslimanëve përgjigjen se nuk kanë asgjë kundër, pasi fundja kjo është shtëpi e Zotit, dhe si myslimanët ashtu edhe hebrenjtë i luten të njëjtin Zot, secili në mënyrën e vet, në paqe.

Një prej besimtarëve i thotë hebreut se Teurati ka zbritur nga i njëjti Zot, dhe shton se në Kur’an, Allahu thotë se ne duhet të besojmë në shpalljet e zbritura para Kur’anit, përfshirë edhe Teuratin. Ai thotë se konfliktet që po ndodhin midis feve ndryshme nuk vijnë nga udhëzimet hyjnore, por nga politika.

Ndërsa e pyetur nëse një mysliman duhet të urrejë një hebre, një grua myslimane thotë se gjërat që po ndodhin politikisht në mbarë botën, fatkeqësisht i mvishen Islamit gjatë gjithë kohës. Ajo thotë se nëse e hapni Kur’anin do të hasni të njëjtat tregime që i gjeni edhe në Teurat dhe në Bibël, në Testamentin e Ri dhe Testamentin e Vjetër. Ajo thotë se në vende të ndryshme, ekziston një betejë e vazhdueshme lidhur me atë se ku përfundon kultura dhe ku fillon feja. Terrorizmi thotë ajo është një çështje politike që i mvishet religjionit.

Të pyetur nga hebreu se “përse nuk shohim myslimanë të tillë si ju nëpër media?”, myslimanët përgjigjen: “sepse nuk na lejojnë”. Ndërsa të pyetur se si mund të ndalet kjo luftë mes myslimanëve dhe të krishterëve, një mysliman përgjigjet: “duke thyer status quo-në, në të njëjtën mirë siç po veprojmë tani, duke vizituar njëri-tjetrin dhe duke biseduar njëri me tjetrin”.