Në një kohë kur refugjatët nuk mirëpriten

Çfarë mund të mësojë bota nga mikëpritja shqiptare

Një mësues amerikan i gjuhës angleze, që ka më shumë se një vit që jeton në Berat, pjesë e programit “Peace Corps” që dërgon nëpër botë mësues të gjuhës angleze, ka shkruar një rrëfim mbi atë sesi në një kohë kur refugjatët janë duke u kthyer prapa në kufijtë e shumë shteteve në botë, Shqipëria është një mësim për botën, mbi mikpritjen dhe besën

Çfarë mund të mësojë bota nga mikëpritja shqiptare
Burimi i fotografisë: Credit: (Peter Eastland/Alamy)

Kampet e refugjatëve kanë qenë të vendosura në të gjithë vendin. Familjet shqiptare shkonin në kampe, gjenin familje, i merrnin ato dhe i dërgonin në shtëpi.

Ata refugjatë nuk ishin të afërm e as miq, ishin të huaj, por shqiptarët i merrnin ata dhe u gjenin strehë, veshje, ushqim. I trajtonin ata si të ishin pjesë e familjes.

Në një kafe të vogël në Berat, aty ku rri shpesh këto kohë, kam dëgjuar rrëfime sesi lufta në Kosovë kishte ndikuar tek ta.

Më tregojnë sesi mbi 500 mijë refugjatë kane zënë vend në Shqipëri vetëm gjatë dy viteve.

DJAWR9 Three Kosovar girls escaping from Kosovo into Albania near Kukes.

Histori të tilla kam dëgjuar këto shumë por një ditë, Nevila Muka më tregoi në detaje.

“Gjyshja ime në fakt mori një familje. Isha i ri, kështu që mbaj në mend që kam lozur shumë me fëmijët e asaj familje. Mbaj mënd sesi ata ishin bukëpjekës vërtetë të mirë, ende e mbaj mend, atë shije t asaj buke”, thotë ajo.

“A nuk ka qenë e vështirë kjo”, e pyeta unë.

“Jo për ne, ne ishim mirë. Por shuam familje kanë qenë në gjendje jo të mirë për t’i mbështetur kosovarët. Shumë njerëz kanë hyrë në borxh për t’i ndihmuar atyre, por ata kurrë nuk do t’i kthenin prapa  ose të mos i ndihmonte”, thotë ajo.

Kur e pyeta pse, ajo ngriti supet.

“Kjo është mënyra shqiptare. Është besa”.

Kisha dëgjuar shumë fjalë për “besën” por nuk e dija saktësisht kuptimin e saj. Nuk e dija në cilin kontekst përdorej.

Muka më shpjegon se kjo nuk ka të bëjë asgjë me religjionin ose besimin. Është kod i shqiptarëve, që dikton mikpritjen e tyre bujare.

Në qoftë se dikush vjen tek ju dhe kërkon ndihmë, duhet t’ia jepni. Është kaq e thjeshtë.

Pas diskutimit me Nukën, kam qenë i hipnozutar nga koncepti i besës dhe kërkoja të dija më shumë.

Kontaktova Orgest Beqirin, një student i historisë. I kërkova të më sqaronte më shumë.

Kur u takuam, ai shpjegoi se tradita e besës dhe mikpritjes ka qenë e pranishme tek shqiptarët qysh prej Kanunit të Lekë Dukagjinit, një libër me një sërë ligjesh zakonore të krijuara në shekullin e 15-të për të qeverisur fiset e Shqipërisë së Veriut.

Megjithëse Kanuni konsideron shpeshherë të jetë burimi origjinal i besës, shumë veta thonë se tradita është në fakt edhe me vjetër se Kanuni dhe se Kanuni vetëm kishte përshtatur këto tradita që kishin ekzistuar shumë kohë më përpara.

Ai më citon një fjali të kësaj tradite që gjendet në Kanun: “Shpija para se me qenë e Shqiptarit, asht e Zotit dhe e mikut”.

Sipas kësaj tradite, qysh në kohërat e vjetra, në qoftë se dikush ka qenë duke udhëtuar ose duke kërkuar strehim, ai ka pasur lirinë që të trokasë në një derë të shtëpisë, të kërkojë të zotin e saj dhe t’i thuhet “A do mysafir?”.

I zoti i shtëpisë duhet ta pranojë. Kanuni thotë se i zoti i shtëpisë duhet të ketë gjithmonë një shtrat rezervë, të gatshëm në çdo kohë të ditës apo natës, në rast se një mysafir vjen papritur.

“Pra kjo ishte një detyrë”, e pyes. “Edhe nëse nuk dëshiron mysafir, je i detyruar ta presësh?”.

“Jo tamam. Por kjo është një detyrë, të cilën shqiptarët e bëjnë me qejf, sepse me të vërtetë ne kënaqemi duke pritur mysafir. Kjo është një pikë krenarie. Në fakt është një histori e vjetër, që thotë se diku në një qytet në veri, dikush deshi ta ndërtonte një hotel dhe kjo ngjalli rebelim tek banorët. Ata ikën tek drejtuesit e vendit dhe u ankuan duke thënë se njerëzit me nevojë për të fjetur ose vend për të qëndruar mund të shkojnë tek shtëpitë e tyre në vend që të rrinë në hotel”, thotë ai.

Edhe pse në disa aspekte më të ngurta të besës kanë humbur ndikimin me kalimin e kohës, ndjenja e përgjithshme e mikpritjes ka jetuar dhe jeton ende fort tek shqiptarët.

Edhe pse lufta në Kosovë, ishte sigurisht kriza më e madhe që vendi ka pasur ndonjëherë viteve të rundit, Shqipëria njihet edhe si vendi i vetëm evropian me më së shumti hebre, të cilët ishin ruajtur dhe siguruar nga familjet shqiptare.

Madhe shqiptarët kishin refuzuar që t’i dorëzonin mysafirët e tyre tek fashistët italian dhe ushtarët nazist, duke dhënë si arsye kodin e Kanunit, që thotë se shqiptari është përgjegjës edhe për mysafirin, dhe nëse atij i ndodhë diçka, duhet të “pastrohet gjaku me gjak” pra hakmarrje.

Kohët e fundit, Shqipëria e ka gjetur sërish vetën duke u kapur tek besa, por kësaj here “mysafirët” vijnë nga Lindja e Mesme.

Qindra refugjatë iranian janë aktualisht në Shqipëri, duke qenë të zhvendosur nga vendet e tyre të shkatërruara. Refugjatët sirian gjithashtu janë mirëpritur në shtëpitë e Zotit, kisha e xhamia.

D65TRF In the Mangalemi district of Berat with its ottoman period houses, central Albania.

Kryeministri Edi Rama në një intervistë tha se mbajtja e 500 mijë refugjatëve nga Kosova është dëshmi për BE-në e cila mund të bëjë më shumë për të mbajtur barrën e refugjatëve të tanishëm, nga Lindja e Mesme.

Pavarësisht të gjitha këto rasteve, Shqipëria mbetet e panjohur për këtë traditë të mrekullueshme. E vërteta mbetet se ky vend ballkanik, i vogël e i varfër, dhe si e tillë zor se merr vëmendjen ndërkombëtare.

Edhe Nevila Muka thotë se është pak e inatosur që bota nuk e di këtë traditë.

“Është edhe më keq që bota nuk e ka shijuar mikpritjen shqiptare”, thotë ajo duke qeshur./BBC