Çfarë kishte në kasetat e Osama bin Ladenit?

Çfarë kishte në kasetat e Osama bin Ladenit?

Pas pushtimit të Afganistanit nga ShBA-ja në vitin 2001, Osama bin Ladeni u detyrua të largohet nga Kandahari, ku ishte vendosur prej vitit 1997.

Në nxitim e sipër, në një prej ndërtesave përballë Ministrisë së Jashtme të talebanëve, aty ku takoheshin të mëdhenjtë e al Kaedës, kishin harruar më shumë se 1500 kaseta.

Duke kërkuar nëpër shtëpinë e braktisur, një familje afgane gjeti kutitë e mëdha me kaseta zanore.

Pjesëtarët e saj nxituan menjëherë tek një dyqan kasetash në qytet – tani që talebanët ishin rrëzuar, mund të fitoheshin para me kaseta të muzikës pop, që më parë ishte e ndaluar.

Dhe këto kaseta mund të fshiheshin dhe ri-regjistroheshin me këngët më të mira të kohës.

Por një kameraman i CNN dëgjoi në lidhje me kasetat e gjetura, dhe bindi pronarin e dyqanit që t’ia jepte atij kasetat, duke i thënë se mund të ishte shumë e rëndësishme ajo çfarë përmbanin. Kishte të drejtë.