Çfarë kishe në mëndje: Ura tashmë ngrihej, mirëpo ajo nuk deshi të heqë dorë

Çfarë kishe në mëndje: Ura tashmë ngrihej, mirëpo ajo nuk deshi të heqë dorë

Departamenti për transport publik i shtetit Uiskonsin ka publikuar një xhirim të kamerës së sigurisë i cili paraqet një fatkeqësi të pabesueshme e një çiklisteje.

Një grua tentoi ta kalojë urën lëvizëse e cila, në momentin kur arriti deri te ajo, tashmë kishte filluar të ngitej. Si duket ajo mendoi se megjithatë do të arrijë ta kalojë urën mirëpo ajo çfarë ndodhi, për pak i kushtoi me jetë.

Ajo së bashku me biçikletë ra në zbrazëtirë, e derisa ura ngrihej, i kërcënonte rreziku që mekanizmi i urës ta copëtojë. Për fat, fatkeqësia e saj u vërejt me kohë dhe mekanizmi i urës u ndalë.

Gruan e nxorën nga zbrazëtira dhe është thirrur ndihma emergjente, dhe në fund çiklistja 37 vjeçe përfundoi në spital me lëndime në fytyrë./Insajderi.com.