Çfarë është Stalingradi për rusët, edhe sot pas 75 vjetësh

18.11.2017 16:50
Çfarë është Stalingradi për rusët, edhe sot pas 75 vjetësh

Luftimet vazhduan për 200 ditë dhe qyteti u shkatërrua, Civilët që s’mund të iknin, vdisnin urie, disa hanin minj dhe argjilë. Rezistenca ndaj gjermanëve ishte e ashpër dhe ushtria nuk kishte zgjedhje veçse të rezistonte ose të vdiste. Ata ndiqnin urdhëratë e Stalinit: Asnjë hap mbrapa. Në fund, nga një popullsi prej gjysmë milioni mbeti vetëm 35 000.

Kur gjermanët hynë me tanke, Mikhail Panikakha po luftonte në llogore. Ai i kishte hedhur granatat e tij dhe kishte vetëm dy Molotov të mbetur. Ngriti njërën shishe për ta hedhur, por një plumb e qëlloi dhe bëri që të merrte flakë. Ai mori shishen tjetër, doli nga llogorja dhe goditi tankun më të afërt duke i vënë flakën. Tanket e tjera u tërhoqën. Pas luftimeve një fshat i tërë Rososhka, 35 kilometra larg Volgogradit ishte një gërmadhë, hi, kratere dhe mijëra kufoma.

VOLGOGRAD, Rusi — Si çdo nxënës shkolle u rrita duke mësuar mbi mësymjen e Hitlerit ndaj Rusisë në Luftën e Dytë Botërore dhe si u mbajtën ata në betejën e Stalingradit, një pikë kthese e rëndësishme e luftës. Luftimet vazhduan për 200 ditë dhe qyteti u shkatërrua, Civilët që s’mund të iknin, vdisnin urie, disa hanin minj dhe argjilë. Rezistenca ndaj gjermanëve ishte e ashpër dhe ushtria nuk kishte zgjedhje veçse të rezistonte ose të vdiste. Ata ndiqnin urdhëratë e Stalinit: Asnjë hap mbrapa. Në fund, nga një popullsi prej gjysmë milioni mbeti vetëm 35 000. Qyteti u rindërtua plotësisht dhe në vitin 1961 iu vu emri Volgograd si një përpjekje për të fshirë trashëgiminë e Stalinit, e megjithatë kujtimet e luftimeve edhe pas 75 vitesh mbeten të gjalla. Memoriali kryesor është Mamayev Kurgan, mbi të cilin ngrihet statuja e “Atdheu thërret” (The Motherland Calls), që simbolizon nënë e të gjithë rusëve që i udhëheq drejt betejës.

Është e dukshme nga çdo pikë e qytetit dhe kjo statujë është një kujtesë e çmimit që sovjetikët paguan për t’u mbrojtur nga nazizmi. Unë kam punuar si fotograf për më shumë se 10 vjet dhe kur vizitova Homs, në Siri në vitin 2014 krahasoja shkatërrimet me atë të Stalingradit. Dua të di nëse Homs dhe qytete të tjera të shkatërruara nga lufta do të duken dhe ndihen të tilla.
Kur gjermanët hynë me tanke, Mikhail Panikakha po luftonte në llogore. Ai i kishte hedhur granatat e tij dhe kishte vetëm dy Molotov të mbetur. Ngriti njërën shishe për ta hedhur, por një plumb e qëlloi dhe bëri që të merrte flakë. Ai mori shishen tjetër, doli nga llogorja dhe goditi tankun më të afërt duke i vënë flakën. Tanket e tjera u tërhoqën. Pas luftimeve një fshat i tërë Rososhka, 35 kilometra larg Volgogradit ishte një gërmadhë, hi, kratere dhe mijëra kufoma.

Sot janë ngritur dy varreza në atë vend: 60 000 ushtarë gjermanë që janë varrosur nga njëra anë dhe nga ana tjetër 20 000 luftëtarë rusë. Çdo verë grupe vullnetarësh kërkojnë eshtrat e ushtarëve nëpër fusha dhe nën rrugët e qytetit. Në vitin 2017 u gjetën 800 skelete ushtarësh. Një ditë vere kërkuesit gjetën në një pus trupin e një luftëtari sovjetik gati 1 metër thellësi me krahët e kryqëzuara dhe këmbët e mbledhura. Gjatë luftës pjesa industriale e qytetit ishte një stacion për traktorët dhe tanket, tani aty organizohet një festival roku. Unë kam qenë 5 vjeç kur gjermanët filluan të bombardonin Stalingradin, – shprehet Anatoly Savin, – dhe isha duke luajtur në rrugë kur filluan zhurmat e aeroplanëve dhe shpërthimet. Vladimir Turov, 97, është një veteran lufte kujton se bataljoni i tij kishte zmbrapsur sulmin e tankeve dhe bombat nga inkursionet gjermane binin nga qielli.

Në 12 shtator të 1942 bataljoni i tij ishte plotësisht i rrethuar. Ai refuzoi të braktiste shokët e plagosur dhe luftonte kundër forcave me mitralozin e tij. Ndodhi një shpërthim dhe ai zgjohet në spital. Kisha e gjithë shenjtorëve u ndërtua në kompleksin e memorialit të Mamayev Kurganit në vitin 1993, pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Presidenti Putin në vitin 2013 propozoi një referendum, sipas të cilit kërkohej rikthimi i emrit të Stalingradit, shkruan bota.al.

Këto ditë portreti i Stalinit shihet shpesh në mbledhjet patriotike dhe ka një muze kushtuar veçanërisht atij. Beteja ka krijuar shumë cikatrice, saqë do të jetë e vështirë të shërohet plotësisht. Sheshi i heronjve, gjithashtu pjesë e kompleksit të memorialit, ka një monument të një infermiereje që mban një ushtar të plagosur. Lumi Volga ishte targeti kryesor i Hitlerit. Ushtarët sovjetikë luftuan deri në fund të ruanin atë arterie dhe simbol të tyre. Tani sipërfaqja e qetë e lumit fsheh gjurmë të betejave të përgjakshme. Në fund të basenit gjenden akoma anije të djegura, aeroplanë dhe mbetjet e mijëra ushtarëve.