Çfarë është një Bitcoin dhe si funksionon?

Çfarë është një Bitcoin dhe si funksionon?

Bitcoin është një nga monedhat virtuale më të përdorura gjatë viteve 2016 dhe 2017 në tërë botën.

Kjo monedhë, e cila ka mbërritur në Kosovë së funsmi, ka një menyrë të veçantë së funksionuari, shkruan Insajderi.

Por, si funksionon një monedhë virtuale?

Një monedhë virtuale është një formë e parregulluar e parasë digjitale e cila nuk përdoret ose garantohet nga një bankë qendrore dhe e cila mund të veproj si mjet pagese.

Monedhat virtuale paraqiten në shumë forma, në fillim si monedha brenda lokaleve të lojërave kompjuterike online dhe media sociale, dhe më vonë janë zhvilluar si mjete pagese që pranohen ‘offline’ ose në ‘jetën reale’.

Aktualisht është rritur mundësia e përdorimit të monedhave virtuale si mjete pagese për mallrat dhe shërbimet gjatë realizimit të shitjeve me pakicë, restorante dhe lokale argëtimi. Këto transaksione shpesh nuk shkaktojnë ndonjë tarifë ose ngarkesë, dhe nuk përfshijnë bankat.

Kohëve të fundit, monedha virtuale ‘Bitcoin’ ka shtruar skenën për një gjeneratë të re të decentralizuar, peer-to-peer të monedhave virtual – shpesh të referuara si kripto-monedha (crypto currencies).

Pas rritjes së fundit të kësaj monedhe, janë paraqitur një dyzinë monedhash virtuale që kanë ndjekur rrugën e Bitcoin.

Si funksionojnë?

Shembull i përdorimit të Bitcoin, monedhat virtuale mund të blihen në një platformë shkëmbimi duke përdorur monedha konvencionale.

Duke u përdorur këtë portofol, konsumatorët mund të dërgojnë Bitcoins online për këdo që dëshiron t’i pranojë ato, ose t’i kthejë ato në monedha konvencionale të dekretuara (si Euro, Funta ose Dollari) Janë krijuar Bitcoins të ri në internet duke përdorur softuer kompjuterik-intenziv të njohur si ‘Bitcoin miners’.

Ky program i lejon konsumatorët të “mine” (nxjerrin) sasi të vogla të monedhës përmes zgjidhjes së algoritmeve të ndërlikuara qëllimisht. Megjithatë, rritja e ofertës së parasë është e fiksuar kështu që lëshohen vetëm shuma të vogla përgjatë një periudhe të caktuar kohore. /Insajderi.com