Çfarë është duke ndodhur me Ronaldon? Portugezi u tejkalua nga mbrojtësi i Atleticos [Video]

19.11.2017 20:32
Çfarë është duke ndodhur me Ronaldon? Portugezi u tejkalua nga mbrojtësi i Atleticos [Video]

Se Cristiano Ronaldo po kalon në një formë jo të mirë, tashmë kjo është e dukshme.

32-vjeçari ka gjuajtur mbi 50 herë drejt portës kundërshtare këtë sezon në La Liga, por ka shënuar vetëm një gol.

E të mendosh, se mesfushori i Barcelonës, Paulinho, ka shënuar katër gola, aq sa Karim Benzema, Gareth Bale dhe Cristiano së bashku këtë sezon.

Sikur mos të mjaftonin këto për CR7, emri i portugezit për gjëra jo të mira vazhdon të lakohet edhe për paraqitjen e tij ndaj Atletico Madridit.

Sulmuesi i Los Blancos gjatë një kundërsulmi të Realit në pjesën e parë kishte një rast të mirë për të shënuar, por humbi garën e shpejtësisë me Juanfran (32 vjeçar), i cili nuk njihet për shpejtësi.

Kur Ronaldo është në formën e tij, me shumë mundësi do e arrinte topin lehtësisht.