Certifikohen rezultatet për kryetarë të 5 komunave

Certifikohen rezultatet për kryetarë të 5 komunave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marr vendim për certifikimin e rezultateve për kryetarë të pesë komunave nga zgjedhjet lokale që u mbajtën më 22 tetor.

Bëhet fjalë për komunat: Gllogovc, Obiliq, Kamenicë, Junik dhe Istog.

Ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për Certifikimin e Rezultateve për Kryetarë të Komunave në 32 komuna nga Zgjedhjet Lokale (Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Mitrovicë e Jugut, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë, Kllokot, Deçan, Fushë Kosovë, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Pejë, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug dhe Mitrovicë e Veriut).