Çerdhja “Shkronjat” në Prishtinë tregon shkaktarin e zjarrit

Çerdhja “Shkronjat” në Prishtinë tregon shkaktarin e zjarrit

Zjarri që u shkaktua sot në çerdhen “Shkronjat” në lagjen Arbëria në Prishtinë ndodhi për arsye të një defekti të një sigurese.

Përmes një njoftimi në Facebook, stafi i çerdhes ju kanë drejtuar prindërve se nuk ka asgjë për tu shqetësuar, raporton Insajderi.

“Të nderuar prindër. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Një defekt në siguresa në kthinën e ndarë nga dhomat e fëmijëve ka shkaktuar zjarr, për të cilin është intervenuar në kohë”, thuhet në një njoftim në Facebook.

Ndër tjerash sipas njoftimit thuhet se “Fëmijët dhe stafi kanë qenë të sigurtë, gjatë tërë kohës. Kërkojmë falje për shqetësimin”.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Flora Ahmeti zëdhënëse në Policinë e Kosovës ka thënë se rasti është lajmëruar rreth orës 15:30, dhe nuk ka asnjë person të lënduar.

Po ashtu në vend të ngjarjes kanë qenë edhe zjarrfikësit. Afrim Gashi nga Njësia e Zjarrfikësve në kryeqytet ka thënë se zjarrfikësit janë informuar për një zjarr që ka shpërthyer në ora 15:16 në brendi të kopshtit “Shkronjat”. /Insajderi.com