Celine Dion vjen me këngë për filmin “Beauty and the Beast”

Celine Dion vjen me këngë për filmin “Beauty and the Beast”

Këngëtarja e famshme Celine Dion, e cila për kolonë zanore ka pas këngën e famshme “My heart will go on”, për filmin “Titainc”, do të punojë edhe këngën për filmin “Beauty and the Beast”.

Për këtë ka njoftuar vet këngëtarja e cila është shprehur e lumtur që do të punojë këtë këngë.

Filmi “The Beauty and the Beast”, i cili njihet në shqip me e “Bukura dhe Bisha”, është filmi që po pritet me shumë kureshtje, në të cilin luan aktorja e famshme Emma Watson.