Bersant Celina vazhdon të paraqitet në nivele të larta në Championship, te skuadra e Ipswich Town.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, ka arritur që sërish të regjistrohet në listën e golashënuesve, falë formës së lartë që po kalon te skuadra e tij.
Celina ka arritur të shënoi gol jashtëzakonisht të bukur në përballjen që Ipswich e fitoi 3-0 ndaj Prestonit.
21 vjeçari nga Prizreni ka shënuar në minutën e 64-të të ndeshjes.
Ipswich Town ndodhet në vendin e shtatë në kategorinë e dytë të futbollit anglez, me 24 pikë të grumbulluara. /Insajderi.com