Celina shënon sërish me Twenten

Mesfushori i talentuar i Kosovës, Bersant Celina ka shënuar golin e tij të dytë në ndeshjen e dytë me skuadrën e Twentes.

Celina shënon sërish me Twenten

Mesfushori nga Prizreni realizoi edhe javën e kaluar në ndeshjen debutuese të tij, ndaj Heerenvenit, raporton Insajderi.

Ai në këtë verë u huazua në Twente nga Manchester City. Celina shikohet si e ardhmja e Përfaqësueses së Kosovës, pasi është vetëm 21-vjeç. /Insajderi.com