Celina realizon gol në fitoren e madhe të Ipswich Town

Celina realizon gol në fitoren e madhe të Ipswich Town

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Bersant Celina ka realizuar golin e tij të dytë në këtë edicion të kategorisë së dytë angleze, të njohur si Championship, për skuadrën e Ipswich Town.

Kosovari, që e nisi ndeshjen ndaj si titullar, realizoi gol në fitoren e sotme të Ipswichit me rezultat 5-2 ndaj Sunderland.

Celina realizoi golin e tretë të skuadrës së tij, kur rezultati i takimit figuronte 2 me 1, në të mirë të Ipswichit, raporton Insajderi.

Ipswichi i Celinës ndodhet në vendin e katërt në Championship. /Insajderi.com