Celina beson se Kosova mund ta mposhtë Finlandën

Bersant Celina është optimist për fitore në ndeshjen e parë të Kosovës për kualifikimet e botërorit "Rusi 2018" ndaj Finlandës.

Celina beson se Kosova mund ta mposhtë Finlandën

Mesfushori i cili së fundmi është huazuar nga anglezët e Manchester Cityt në Finlandë tek Twente, ka thënë se beson tek fitorja në takimin e së hënës mbrëma ndaj Finlandës, raporton Insajderi.

“Presim një ndeshje të fortë dhe do të ketë rivalitet të madh. Do të angazhohemi maksimalisht i gjithë ekipi dhe unë besojë fortë në fitore, ndonëse mendojë se Finlanda ka ekip të mirë. Duhet që patjetër të nisim mirë që do të jetë një shtysë e madhe për ndeshjet tjera”, ka thënë Celina.

 Mesfushori me tipare sulmuese në ndeshjen e fundit kundër Ishujve Faroe ishte ndëshkuar me karton të kuq.

Kosova do të luajë kundër kombëtares finlandeze më 5 shtator në kuadër të kualifikimeve të botërorit Rusia 2018. /Insajderi.com