Çelaj u premton renovime dhe siguri banorëve të “Bregut të Diellit”

Çelaj u premton renovime dhe siguri banorëve të “Bregut të Diellit”

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, bashkë me disa nga kandidatët për asamble ka ecur rrugëve të lagjes “Bregu i Dellit”.

Atje ata kanë takuar qytetarë hallet e të cilëve i kanë dëgjuar, duke u dhënë premtime më tej për përmirësimin e jetës së tyre.

Çelaj ka premtuar zgjidhjen e problemeve, si: parkingu, renovimi dhe vendosja e lifteve, përmirësimi i sigurisë dhe vënia e kamerave, si dhe angazhimin e punëtorëve social që të mbajnë nën vëzhgim këtë zonë, që sipas tij është cak i narkomanëve.

Nga Bregu i Diellit, Çelja ka thumbuar kundërkandatin dhe kryetarin aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke thënë se është se nuk është më vend që në fund të mandatit të premtohet pastërti në qytet, pasi që kjo ka qenë dashur të jetë prioritet.