Çelaj thotë se “nuk e di” që është shtënë me armë prapa shpinës së tij

Çelaj thotë se “nuk e di” që është shtënë me armë prapa shpinës së tij

Lirak Çelaj thotë se nuk e di që ka pasur të shtëna me armë në prani të tij, edhe pse në një video të publikuar në Instagram nga një person me emrin Leo Dreshaj, kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë shihet në video teksa një person tjetër gjuan me armë.

Çelaj, i kontaktuar nga Gazeta Online Insajderi, është shprehur se nuk është në dijeni për çfarë rasti bëhet fjalë.

“Jo unë nuk po di për çfarë…”, deklaroi Çelaj.

Ai ka thënë se nuk e ka parë as videon e cila është publikuar në rrjetin social Instagram, raporton Insajderi.

“Nuk e di për besë, s’e kam pa… nuk po di për çfarë është fjala”, ka thënë kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë.

Çelaj, përflitet se do të jetë kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë, për zgjedhjet lokale që pritet të zhvillohen më 22 tetor. /Insajderi.com