Çelaj reagon ndaj Ahmetit: Mos u merr me PDK-në

17.03.2017 21:15
Çelaj reagon ndaj Ahmetit: Mos u merr me PDK-në

Kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj i është kundërpërgjigjur kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahemti duke e bërë thirrje që të merret më problemet e Prishtinës, dhe jo më e atë nëse PDK do ta nominojë për kryetar të Prishtinës.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në një reagim ndaj deklaratave të Çelaj i cili ka akuzuar atë për bllokim dhe keqmenaxhim të kryeqytetit, është shprehur se PDK, nuk do ta kandidojë Lirak Çelaj edhe për kundër akuzave ndaj tij.

Ndërsa, Çelaj i cili është edhe asamblist  në komunën e Prishtinës është shprehur se Ahmeti këto çështje i ka ngritur në mungesë të kundërargumenteve për çështjet e ngritura.

“Nuk është aspak e rëndësishme a bëhet ajo, sepse s’ka qenë tema, po ai kështu mundohet të ikë nga çështjet që unë i kamë ngritur për komunën e Prishtinës.  Ai lë të ofron argumente ose kundërargumente për temat që i kamë ngritë e mos të merret se a më kandidon PDK-ja a jo se nuk është punë e tij. Le të merret me komunën e Prishtinës dhe me problemet që i kam ngritur unë, është shprehur Çelaj, për lajmi.net.

Dega e PDK-së në Prishtinë ditëm më parë ka dominuar Lirak Çelajn si kandidatë për kryetar të Prishtinës.