Çelaj: PDK-ja e ndihmoi Ahmetin ti fitonte zgjedhjet kundër Isa Mustafës

30.03.2017 21:13
Çelaj: PDK-ja e ndihmoi Ahmetin ti fitonte zgjedhjet kundër Isa Mustafës

Kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë dhe kandidati i kësaj dege për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e këtij viti, Lirak Çelaj ka thënë se ishte Partia Demokratike ajo që ka e ka ndihmuar Shpend Ahmetin që të fitoj karshi Isa Mustafës në balotazhin për kryetar të Prishtinës.

“Na kemi qenë të bindur se Prishtina ka nevojë për ndryshime. Krejt fushatën kemi thanë që ka nevojë dhe kemi besu që Shpendi ka bo ndryshime. E vetmja e mirë e zgjedhjes së Shpendit është zgjedhja e Shpendit dhe ka hequr si bastion.  Ka qenë iniciativë e degës dhe kemi menduar se për të mirën e Prishtinës është më e përkrah Shpendin dhe kjo ka ndodhur”, ka thënë Çelaj në emisionin “Komiteti Qendror”.

Çelaj ka treguar se si vendosi dega e PDK-së në Prishtinë për ta përkrahur Ahmetin në zgjedhjet kundër Isa Mustafës, në zgjedhjet e fundit lokale.

Ai ka bërë të ditur se cili ka qenë qëndrimi i tij personal dhe pse PDK-ja zgjodhi të përkrahte kryetarin Ahmeti para Mustafës.