Çelaj: Ahmeti për katër vite nuk ka ndërtuar asnjë shkollë e asnjë çerdhe

Çelaj: Ahmeti për katër vite nuk ka ndërtuar asnjë shkollë e asnjë çerdhe

Çelaj: Ahmeti për katër vite nuk ka ndërtuar asnjë shkollë e asnjë çerdhe

Kryetarët aktualë të komunave nuk i kanë mbajtur premtimet, të cilat i kishin dhënë gjatë fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve të fundit lokale në vend. Kishin premtuar rrugë të reja, çerdhe, shkolla, vende të reja të punës, shëndetësi efikase.

Por, katër vjet më vonë gjërat thuajse janë ashtu siç kishin qenë para zgjedhjeve të fundit lokale në vend

Premtuan rrugë të reja, çerdhe, shkolla, vende të reja të punës, shëndetësi efikase, por gjatë udhëheqjes së komunave ata realizuan shumë pak në raport me ato që premtuan gjatë fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve të fundit lokale në vend.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë fushatës elektorale kishte premtuar se çdo shkollë do ta ketë ambulancën ose dhomën e ndihmës së parë, inventarizimin e shkollave për vendosjen e librave të nxënëseve me qëllim të largimit të çantave të rënda, themelimin e kompanisë “Prishtina Parking”, restaurimin dhe promovimin e objekteve të trashëgimisë kulturore, historike dhe arkeologjike, ndërtimin e çerdheve, luftimin e korrupsionit e shumë të tjera, shkruan Gazeta Zëri.

Por, nga të gjitha këto përfaqësues të opozitës në kryeqytet thonë së në fund të mandatit i vetmi premtim i mbajtur i kryetarit Ahmeti është shitja e veturës, të cilin e ka përdorur kryetari i kaluar i Komunës.

Lirak Çelaj, asamblist i PDK-së në Kuvendin e Prishtinës, thotë se premtimet e Ahmetit nuk janë realizuar.

“Një pjesë e premtimeve nuk kanë qenë në kompetencë të tij. Ai ka premtuar furnizim me ujë, por kjo nuk është kompetencë e komunës. Për katër vjet mandat nuk e ka ndërtuar asnjë shkollë e asnjë çerdhe, edhe ato çerdhe që i ka hapur, i ka hapur jashtëligjshëm. Për këto vite sa është në krye të Komunës Shpend Ahmeti ka rritur shifrën e shpenzimeve, ku për një vit ai ka shpenzuar mbi 27 mijë euro nga 10 mijë sa kanë qenë të parapara, kurse këtë vit ai e ka rritur në 22 mijë”, ka thënë Çelaj.