Çeku: Nuk ka nevojë për verifikim të listave të veteranëve

Kryetari i Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,Agim Çeku, nuk mendon se duhet bërë verifikim li listave të veteranëve, edhe pse numri i tyre ka arritur në 28 mijë dhe se duhen edhe 15 milion euro të tjera nga buxheti i Kosovës për këtë kategori.

Çeku: Nuk ka nevojë për verifikim të listave të veteranëve

Ndonëse e pranon se nuk e ka pritur një numër aq të madh, thotë se shqetësohet me numrin e madh të veteranëve që janë ët papunë.

“Nuk duhet riverifikim të listave, komandantët e kanë vlerësuar dhe kanë deklaruar se janë ata numra dhe ashtu duhet mbesin. Unë nuk e kam pritur një numër të tillë, mund të ketë raste që kanë keqpërdorur por ato duhet hetohen dhe si raste të mbyllura, jo listat komplet”, thotë Çeku.

“Më ka habitur fakti që ka aq shumë që janë pa punë, por kjo duhet shikohet mirë nëse me të vërtetë është ashtu”, ka thënë ish-kryeministri për lajmi.net

Sa i përket pensioneve të tyre, thotë se Qeveria e Kosovës duhet të sigurojë këtë çështje, dhe duhet verifikuar ata që tashmë kanë pensione nëse me të vërtetë nuk punojnë./Insajderi.com