Çeku: Bashkimi Veselit me Haradinajn realizim i ëndrrës së veteranëve

Çeku: Bashkimi Veselit me Haradinajn realizim i ëndrrës së veteranëve

Ish-gjenerali i UÇK-së, Agim Çeku ka hapur takimin e liderit të PDK-së dhe AAK-së, Ramush Haradinaj,me veteranët e luftës së UÇK-së që po mbahet në një hotel në periferi të vendit.

“E di që para vetës keni një pamje të cilën e keni ëndërruar që sa, që ti shihni bashkë këta dy liderë së bashku për Kosovën”, ka thënë Çeku.

Ai ka vazhduar të flas për bashkimin e Haradinajt dhe Veselit duke i thumbuar dy partitë tjera, LDK që ka formuar koalicion me AKR-në dhe Alternativën dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Të parën e ka quajtur të paguximshme ndërsa të dytët sikur ata që duan ta shkatërrojnë Republikën.

E për Veselin dhe Haradinaj ka pasur lavde të tjera.

“U bënë  bashkë dija, guximi, energjia, u bo bashkë vizioni e programi për zhvillim”, ka thënë Çeku.