Çeçeni: Vriten 6 trupa ruse në luftimet me militantët

Çeçeni: Vriten 6 trupa ruse në luftimet me militantët

Agjencitë e lajmeve në Rusi thonë se gjashtë trupa ruse të Gardës Kombëtare dhe gjashtë sulmues janë vrarë në një sulm ndaj një njësie ushtarake në Çeçeni.

Raportohet se një grup i militantëve kanë tentuar të marrin nën kontroll në vendin ku ishte njësia ushtarake, në orën 2:30 të mëngjesit, sipas kohës lokale.

“Gjashtë trupa ruse janë vrarë në betejë dhe ka edhe të plagosur”, ka raportuar agjencia TASS, duke cituar përfaqësues të Gardës Kombëtare, njofton rel.

Zyrtarët e Gardës kanë thënë se po ashtu janë vrarë tre sulmues dhe kanë shtuar se militantët kanë dështuar që të marrin nën kontroll njësinë ushtarake.