Çdo i pesti fëmijë është përjashtuar nga shkolla për sjellje të këqija seksuale

Çdo i pesti fëmijë është përjashtuar nga shkolla për sjellje të këqija seksuale

Një studim i bërë një Angli ka gjetur se çdo i pesti fëmijë është përjashtuar nga shkolla për sjellje të këqija seksuale.

Qindra nxënës të shkollave janë larguar përgjithmonë ose përkohësisht nga klasat shkollore në këto katër vitet e fundit pasi ata janë përfshirë në aktet seksuale, duke përfshirë në këtë rast pornografinë dhe ndarjen e imazheve të pahijshme me moshatarët e tyre.

Këto të dhëna janë raportuar nga Shoqata e Shtypit – Liria e Informacionit, ku ata kanë publikuar se gjinia mashkullore ka më shumë gjasa të përjashtohet për një sjellje të tillë në moshë të re.

Ndërsa, mosha më e shprehur është 14 kur ata kanë më shumë gjasa që të përfshihen në sjellje të pahijshme seksuale.

Rreth 754 incidente janë raportuar në mes të korrikut 2013 dhe prillit 2017, megjithatë shifra e vërtetë besohet të jetë shumë më e lartë.

Këto shifra shqetësuese kanë nxitur thirrjet për një rivlerësim të edukimit seksual në klasë, raportoi “The Independent”, transmeton Periskopi.

Sipas ligjeve të reja, të gjithë fëmijët nga mosha katër vjeçare duhet të mësohen për marrëdhënie të sigurta dhe të shëndetshme në klasë dhe fëmijët në shkollat ​​e mesme do t’u jepen mësime të përshtatshme rreth seksit.

Shifrat e lëshuara muajin e kaluar nga Qeveria angleze tregojnë se ka pasur 2.070 përjashtime për keqpërdorime seksuale në shkollat ​​angleze për vitin akademik 2015/16, si dhe 70 përjashtime të përhershme për të njëjtën arsye.