“Çdo përpjekje për ndryshim të territorit të Kosovës do të dërgonte në konflikt”

“Çdo përpjekje për ndryshim të territorit të Kosovës do të dërgonte në konflikt”

Slobodan Petrovic, kryetar i Partisë së Pavarur Liberale, në një intervistë për Danas ka folur për siç ka thënë ai problemin e asociacionit si dhe për një ndarje të mundshme të Kosovës.

Petroviç ka përmendur disa arsyeje përse nuk mund të realizohet ideja e Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq për ndarjen e Kosovës, shkruan Insajderi.com

Ai ka thënë se çdo përpjekje për ndryshim të territorit të Kosovës do dërgonte në konflikt.

Njëra ndër arsyet tjera se përse nuk mund të realizohet plani për ndarjen e Kosovës është se çdo ndryshim i territorit të Kosovës dërgon në një konflikt”, ka thënë Petroviç

Petrovic më tutje ka shtuar se serbët nuk mund të jenë të kënaqur me themelimin e asociacionit për shkak se nuk dihet nëse serbet po humbin apo po fitojnë, sipas tij ajo çfarë thotë Prishtina dhe Beogradi janë dy interpretime skajshmërisht të kundërta.

“Nuk jam mjaft i sigurt se serbët duhet të jenë shumë të kënaqur me themelimin e asociacionit sepse nuk dimë se çfarë të fitojmë dhe çfarë të humbim”.

“Ne ende nuk e dimë se çfarë është asociacioni, sepse kemi dy interpretime diametralisht të kundërta të Beogradit dhe Prishtinës për kompetencat e saj. Zgjedhore”, ka thënë Petroviç