“Çdo femer që krijon biznes të saj, do ti japim nga tre mijë euro”

“Çdo femer që krijon biznes të saj, do ti japim nga tre mijë euro”

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), mbajti tubim me gra. Në këtë tubim madhështorë, gratë rikonfirmuan mbështetjen për Rexhep Kadriun për të parin e Gjilanit.

Kryetarja e Aleancës së Gruas së Kosovës (AGK), dega në Gjilan, njëherit kandidate për asamblenë komunale nga radhët e AAK-së, tha se për shumë vite kemi provuar të zgjedhim njerëz me qeverisë drejt dhe suksesshëm Gjilanin, por asnjëherë nuk ia kemi dal ta bëjm gjënë e duhur.

“Zgjedhjet e 22 tetorit janë përcaktuese për Gjilanin, ndërsa ne si AAK kemi një listë e cila tridhjetë e tetë sa ka gjithsejt, janë njerëz të dëshmuar dhe të gatshëm me i sjell ndryshimin Gjilanit, sepse ndryshimi ka nisë me Haradinajn kryeministër dhe ndryshim do të ndodh edhe me Rexhep Kadriun kryetar i Gjilanit”, tha Arta Haziri-Nuhiu.

Në këtë tubim u bë prezantimi i kandidateve femra nga radhët e AAK-së, të cilat para të pranishmeve bën thirrje për ndryshim, e ndryshimi vjen duke votuar Rexhep Kadriun për kryetar të Gjilanit. Ato u zotuan se do të jenë zëri i gruas në vendimarrje, sepse femra është fuqishëm e përfaqësuar në listën e AAK-së.

Në këtë tubim e pranishme ishte edhe e para e AGK-së, njëherit zv/ministrja e Zhvillimit Rajonal, Magbule Shkodra, e cila uroj kryetarin Kadriu për hapësirën e dhënë femres, dhe bëri thirrje të votohet lista e AAK-së, dhe kandidati për kryetar të Gjilanit, Rexhep Kadriu.

Ndërsa, kandidati për të parin e Gjilanit, Rexhep Kadriu tha se nga ky tubim madhështorë, po e kuptoj rëndësinë e përfaqësimit të femres në vendimarrje.

“Rruga ime në politikë do të ishte e varfër pa prezencen dhe mbështetjen tuaj. Kam kuptuar se femra është më punëtore dhe më e përgjegjshme sesa mashkulli. Femra është shtylla e familjes, ndërsa shteti buron nga familja. Zotohem para jush se përfaqësimi i femres në vendimarrje do të jetë i barabartë, dhe se për çdo femer e cila nisë një biznes të saj, do ti ketë në dispozicion tre mij Euro në vitin e parë të punës”, tha Rexhep Kadriu.