Cazorla shpëton Arsenalin, skuadra e Behramit fiton bindshëm

10.09.2016 18:13

Arsenali ka fituar 2:1 ndaj Southamptonit në ndeshjen e katërt të kampionatit anglez, që u zhvillua sot në ‘Emirates Stadium’.

Cazorla shpëton Arsenalin, skuadra e Behramit fiton bindshëm

Skuadra e Arsene Wenger ka fituar tre pikë në minutat e fundit të ndeshjes. Santi Cazorla realizoi golin e fitores në minutën e 94′.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Southampton përmes futbollistit serb Dusan Tadic në minutën e 26′, ndërsa Arsenali barazoi poashtu në pjesën e parë, me golin eLaurent Koscielny në minutën e 41′.

Topçinjtë me këto tri pikë të fituara mbërrijnë në kuotën e 7 pikëve në katër ndeshje këtë stinor.

behra

Fitore në Premier Ligë ka shënuar edhe skuadra e Valon Behramit, Watford, e cila mposhti West Hamin me rezultat 4-2 si mysafir. Behrami u paraqit tërë takimin dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 42′. /Insajderi.com