Cavani: S’kam problem me Neymarin

Cavani: S’kam problem me Neymarin

Edinson Cavani thotë se nuk ka kurrfarë problemi me bashkëlojtarin e Paris Saint-Germainit, Neymarin, pavarësisht fjalosjes në ndeshjen e fundit.

Dyshja u përplas gjatë ndeshjes me Lyonin duke diskutuar se kush do të gjuajë gjuajtjet e lira dhe penaltinë.

Incidenti më pas u bë më i madh dhe, sipas “L’Equipe”, pati edhe një përplasje në zhveshtore pas takimit.

“Këto gjëra janë të krijuara. Nuk e di përse po krijohen këto storie. E vërteta është se këto janë gjëra normale, në futboll këto ndodhin. Tani e mësova këtë storie duke biseduar me vëllanë, duke thënë se Cavani nuk e lë askund të gjuajë penaltitë dhe se ka problem me Neymarin. E vërteta është se nuk ka asnjë problem”, ka thënë ai për “Gol de Medianoche”. “Neymari sapo ka ardhur dhe kam thënë se jemi të vendosur ta përshtatim në mënyrën më të mirë të mundshme. Mendoj se kjo është vërtetuar sepse është përshtatur shpejt”.

PSG theu rekordin e transferimeve gjatë verës duke transferuar Neymarin nga Barcelona për 222 milionë euro. 25-vjeçari ka shënuar pesë gola në gjashtë paraqitje për parisienët.