Çaushi: Mashtrimi “e kemi Kryeministrin” po shpërfaqet ende pa filluar qeverisja

Çaushi: Mashtrimi “e kemi Kryeministrin” po shpërfaqet ende pa filluar qeverisja

Kandidati nga radhat e Levizjës Vetëvendosje për kryetar të Gjakovës Driton Çaushi, ka thënë se fushata e Ardian Gjinit dhe AAK-së në zgjedhjet lokale në Gjakovë ishte vetëm një fluskë e ndërtuar mbi premtime të paqëndrueshme.

“Se fushata e Ardian Gjinit dhe AAK-së në zgjedhjet lokale në Gjakovë ishte vetëm një fluskë e ndërtuar mbi premtime të paqëndrueshme, po dëshmohet më shpejtë se sa dikush ka mundur ta ketë paramenduar”, tha ai.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se nga 13.9 milion euro të planifikuara për investime në infrastrukturë sportive as edhe një cent nuk është ndarë për komunën e Gjakovës.

“Nga 13,9 milion euro të planifikuara për investime në infrastrukturë sportive gjatë vitit 2018 në buxhetin e Kosovës, as edhe një cent nuk është ndarë për komunën e Gjakovës. Mashtrimi “e kemi Kryeministrin” po shpërfaqet ende pa filluar qeverisja e tyre në komunën tonë”, ka thënë Çaushi.