Carragher: David Luiz nuk është tip i mbrojtësit që pëlqen Antonio Conte

Carragher: David Luiz nuk është tip i mbrojtësit që pëlqen Antonio Conte

Ish-mbrojtësi i njohur i Liverpoolit, Jamie Carragher, që aktualisht është analist i ndeshjeve në mediumin e njohur Sky Sports, ka thënë se David Luiz nuk mund të jetë lojtar standard i Chelseat.

Sipas tij, në pozitën e qendërmbrojtësit më shumë hapësirë do t’i ipet mbrojtësit me përvojë, John Terry.

Dyshja Terry dhe Gary Cahill janë të provuar dhe të besuar tek Chelsea, thotë ai.

Chelsea u mposht 2 me 1 në Londër nga Liverpooli, ndërsa mbrojtja u fajësua sidomos për golin e parë të pësuar.

“Nëse Antioni Conte do të dëshironte Luizin në ekip, ai do ta merrte atë shumë më herët,” ka thënë Carragher, shkruan Sky Sports.

Ai beson se Luiz nuk ëhstë tipi i mbrojtësit që pëlqen Conte, trajner që njihet për mbrojtje të fortë./Insajderi.com