Çanta më e shtrenjtë në botë

Çanta më e shtrenjtë në botë

Është krijuar me lëkurë krokodili të bardhë dhe dekorohet nga diamant të rrallë dhe ar 18 karatësh.

Kjo është çanta më e shtrenjtë në botë e shitur për plot 300 mijë dollarë nga shtëpia e ankandeve “Christie” në Hong Kong, e cila festoi 30-vjetorin e krijimit në Azi.

Çanta që mban vulën e “Hermes” vlerësohet si një vepër arti nga shtëpia e ankandeve.

“Besohet se vetëm një ose dy çanta të tilla prodhohen çdo vit, çka e bën atë mjaft të rrallë. Pikërisht ekskluziviteti, cilësia e lëkurës dhe gurëve që e dekorojnë e bëjnë atë çantën më të shtrenjtë në botë”, thuhet në njoftim.

Përfaqësuesi i “Chrisie”-t, Matthew Rubinger, tha se çanta u ble nga një koleksionues privat por nuk e zbuloi identitetin e tij.