Cannavaro zbulon lojtarin nga i cili frikësohej: Ai është futbollisti i gjeneratës

03.03.2017 17:40
Cannavaro zbulon lojtarin nga i cili frikësohej: Ai është futbollisti i gjeneratës

Ish-futbollisti më i mirë në botë, fituesi i Topit të Artë nga viti 2006, Fabio Cannavaro ka thënë se futbollisti i vetëm që i është frikësuar të përballej, ka qenë braziliani Ronaldo.

Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe kombëtares italiane, tanimë trajner i skuadrës Tianjin Quanjian në Kinë, ka thënë për Sky Sports Italia se sulmuesi i Brazilit “është lojtari më i mirë i gjeneratës tonë”, shkruan Insajderi.

varo

“Më shumë se cdo futbollist që jam përballur para tij, dhe pas tij, Ronaldo ka qenë gjithnjë futbollisti që më ka future frikën mua”, ka thënë Cannavaro. “Ai është lojtari I gjeneratës tonë. Fenomeni. Ronaldo”, u shpreh mbrojtësi italian.

Cannavaro është fitues i Kupës së Botës me Italinë, në vitin 2006. /Insajderi.com