Cakolli: Liburn Aliu konfirmoi qasjen selektive të dhënies së lejeve në Prishtinë

Cakolli: Liburn Aliu konfirmoi qasjen selektive të dhënies së lejeve në Prishtinë

 

Sekretari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, i është kundërpërgjigjur drejtorit të Komunës së Prishtinës, Liburn Aliu, i cili tha se komuna nuk do t’i jap leje ndërtimi pronarit të gazetës Kosova Sot, Ruzhdi Kadriu, të cilin e ka cilësuar si njeri të PDK-së.

Përmes Facebook-ut, Cakolli ka thënë se “Liburn Aliu padashje e paska konfirmuar se kanë qasje selektive dhe përzgjedhje korruptive në dhënien e lejeve ndërtimore”.

Ai poashtu ka mohuar se Kadriu është njëri i PDK-së.

Ruzhdi Kadriu s’ka sesi të jetë njeri i PDK-së, kur me gazetën e tij më shumë e shanë PDK-në, se Vetëvendosjen, por për dallim për Vetëvendosjes që çdo veprim e bazojnë vetëm në interesa, ne e bazojmë në parime. Krahasimi ishte shumë i qartë dhe bëhej fjalë për dy raste të ngjashme, që njërës i kanë dhënë leje, kurse tjetrës jo, sepse e paska konfirmuar edhe vetë se udhëhiqen prej qasjes selektive”, ka shtuar ai.

Deklarata e plotë e Cakollit:

“Edhe Liburn Aliu padashje e paska konfirmuar se kanë qasje selektive dhe përzgjedhje korruptive në dhënien e lejeve ndërtimore.

Ruzhdi Kadriu s’ka sesi të jetë njeri i PDK-së, kur me gazetën e tij më shumë e shanë PDK-në, se Vetëvendosjen, por për dallim për Vetëvendosjes që çdo veprim e bazojnë vetëm në interesa, ne e bazojmë në parime. Krahasimi ishte shumë i qartë dhe bëhej fjalë për dy raste të ngjashme, që njërës i kanë dhënë leje, kurse tjetrës jo, sepse e paska konfirmuar edhe vetë se udhëhiqen prej qasjes selektive.

Liburn Aliu, i cili e ka përdorur ndikimin e tij për ta punësuar edhe gruan në Asociacionin e Komunave të Kosovës, ku gjithashtu ka mbajtur pozitë të lartë, si dhe i ka dhënë tender prej Komunës së Prishtinës kompanisë së saj, në argumentin e tij është aq i pështjelltë saqë më as të manipulojnë publikun nuk po munden.

“Mespërmes parcelës së tij shtrihet prona e Komunës së Prishtinës”, paska thënë ai. S’ka sesi parcela e tij të jetë pronë e komunës, sepse nuk ka mundësi të jetë edhe parcelë e tij, edhe pronë e komunës. Pra, pallavra të kulluara të tyre.

Dalëngadalë do ua nxjerrim të gjitha të palarat në publik. Ky ka qenë vetëm fillimi!”