Selektori i përfaqësueses së Kroacisë, Ante Çaçiç ka thënë se përfaqësuesja që ai drejton i meritoi tri pikët në ndeshjen kundër Kosovës.
Çaçiç lavdëroi Kosovën për mbrojtje të mirë gjatë tërë ndeshjes.
“Kemi luajtur kundër një skuadre të mirë. Ata mbrohen mirë, ata kanë mirëkuptim të mirë mes vete, por i ndaluam ata. Më shumë se sa ata meritonim të merrnim pikët”, ka thënë Çaçiç pas ndeshjes me Kosovën.
I pyetur për ndeshjen e radhës me Turqinë që zhvillohet të martën, Çaçiç është ankuar se Kroacia do të ketë më pak kohë për përgatitjen e ndeshjes, raporton Insajderi.
“Po, unë mendoj se nuk jemi në situatë të barabartë. Turqia ka një ditë më shumë për pushim”, ka thënë Çaçiç.
Kroacia e mposhti Kosovën me rezultat minimal 1 me 0, me golin e vetëm të shënuar nga mbrojtësi Domingoj Vida. /Insajderi.com